Partia Demokratike e Kosovës i ka kujtuar patriotët e mëdhenj të çështjes kombëtare Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, në 38 vjetorin e vrasjes së tyre.
“Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal”, thuhet në përkujtimin e kësaj partie
“Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri. Në këtë ideal, në luftë frontale me policinë serbe, të dy ranë dëshmorë në mesnatën e 11 janarit të vitit 1984, për t’u shndërruar në flakën e pashuar të janarit, e cila ndriçoi rrugën e secilit atdhetar deri në ditën e çlirimit. Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tanë!”./arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda