Google ADS

Bie nga kati i dytë i shkollës një fëmijë në Pejë

13:47 | 11 Janar 2022
V. S.

Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i shkollës fillore “Asdreni” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pjesë, Driton Rugova ka thënë për Arbresh.info se për shkak të natyrës së lëndimeve, fëmija është dërguar ne QKUK.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një femijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme