Gjatë vitit 2021 në Gjinekologjinë e QKUK-së u lindën afër 9 mijë foshnje

12:57 | 11 Janar 2022
A. B.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë lindur 8 mijë e 984 foshnje.

Sipas SHSKUK-së, prej tyre 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.

“Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 gjinisë femërore”, thuhet nga SHSKUK. /arbresh.info/

Të ngjashme