Haradinaj: Kur erdhën dokumentet ne menduam se dikush po na bënte shantazh

13:18 | 11 Janar 2022
Arditë Shkodra

Haradinaj po vazhdon dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë të Holandës.

Në pjesën e dytë të dëshmisë së tij ai tregon për momentin kur në zyret e OVL-UÇK-së mbërritjen dokumentet, si dhe arsyen se pse thirren konferencë për media.

Avokati: Kur i keni pa këta emra në dokumente, a menduat se kjo justifikonte mendimet tuaja?

Haradinaj: Plotësisht justifikonte, në mos shqetësimet, justifikonte se dikush na ka në target me na sulmu apo me bo diçka, sepse ne nuk e dinim a janë autentike, a janë origjinal, a janë të montune, por të paktën justifikonte se dikush po na sulmon, don me na bo një kurth dhe me na shantazhu.

Avokati: Na the që pastaj ju keni marrë vendimin, me bë një konferencë shtypi, si u mor ky vendim për mbajtjen e konferencës së shtypit.

Haradinaj: Ne aty që ishim e kemi marrë vendimin, edhe kemi insistu sa më shpejt me ardh 137, por gazetarët e kanë të pamundur me mbërri më shpejtë. Gazetarët nuk e kanë ditë për këtë, që me kanë të përgatitur

Avokati: A ju kujtohet se kush thirri konferencën?

Haradinaj: Komplet i bon sekretari, Faton Klinaku, se e ka për detyre, nuk e ka zgjedh vullnetarisht këtë.

Pse e morët këtë vendim?

Së pari ishte befasuese, e dyta ishte e menduam që po bëhet shantazh dhe jo vetëm, prandaj ky ka qenë arsyeja për veprimin tonë të shpejtë.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme