Në 38- vjetorin e rënies, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në Gjilan.
Në familjet Mala dhe Berisha kryeministri Kurti ka rikujtuar veprimtarinë patriotike dhe heroizmin e dy dëshmorëve, të cilët u vranë duke luftuar në një shtetrrethim të hekurt nga forcat serbe të policisë, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, më 11 janar të vitit 1984.
Kryeministri Kurti tha se veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës frymëzon e inspiron secilin brez shqiptarësh, jo më pak se rënia e tyre heroike. “Liria kombëtare dhe drejtësia shoqërore u bënë bashkë te këta dy heronj të pavdekshëm, me jetën dhe vdekjen e tyre”, tha ai.
Lagja ku luftuan këta dy heronj mori emrin Kodra e Trimave. “E sakrifica e tyre u bë flakë e janarit që vazhdon të ndriçojë rrugën tonë”, tha kryeministri Kurti./arbresh.info/
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...