Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se e ka përmbyllur vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto në vlerë 227 milionë euro.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Trusti ka bërë me dije se kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit.
“Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues. Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofroje më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë. Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale”, thuhet në njoftimin e TRUST-it.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist