Google ADS

Abdixhiku në 23-vjetorin e vrasjes së Enver Maloku: Nuk do të ketë qetësi derisa të zbardhet vrasja e tij

10:10 | 11 Janar 2022
V. S.

Me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe të përmendorja e tij.

Më këtë raste Abdixhiku tha se nuk do të ketë qetësi derisa të zbardhet vrasja e tij, raporton arbresh.info

“ Sot më bashkëpunëtor dhe familjen nderojmë dhe kujtojmë veprën e njërit nga patrioteve më të mëdhenjtë. Në vitin e lirisë 1999 ai u vra pabesisht si pararendës i gazetari moderne të Kosovës. Enver Maloku si themelues hapi një dritare informimi që bëri të vërtetën burim informimi. Nuk do të mbesim të qetë deri sa të zbardhet plotësisht e vërteta për vrasjen tinëzare të tij”, tha Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme