Google ADS

Fëmijët e gruas së vrarë në Llaushë vendosen në banesë të re, Fadil Nura jep detaje

14:18 | 11 Janar 2022
S D

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditë më parë në fshatin Llaushë të Komunës së Skenderajt.

Lirije Qerimi humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që mori nga bashkëshorti i saj.

E kjo ngjarje e rëndë padyshim se edhe më e vështirë ishte për tre fëmijët e tyre.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura sapo ka njoftuar se tashmë ata janë vendosur në një banesë të re.

Madje ai tha se jo vetëm kaq, por atyre do t’u ofrohet edhe ngrohtësi, si të ishin një familje biologjike, duke i mbështetur me gjithçka që i kërkon jeta.

Postimi i plotë:

Jeta nganjëherë të vë para sprovave, ku njeriut si krijesa më e përkryer, i mbetet t’i përballojë me qëndresë e karakter të fortë…
Për Enisin, Anitën dhe Adonisin, nga familja Qerimi, tre fëmijë të mrekullueshëm me zemër të madhe, që po përjetojnë momente të vështira pas ngjarjes tragjike që u ndodhi ditë më parë, do të bëjmë gjithçka të mundshme që të mos ndihen kurrë të vetmuar.
Jo vetëm një banesë që mund të jetë më e pakta në këtë kohë, por do t’iu ofrojmë edhe ngrohtësi, si të ishim një familje biologjike, duke i mbështetur edhe me veprime të tjera të nevojshme që i kërkon jeta.
I gjithë Skenderaj është me ju!./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme