Vdes në moshën 65 vjeçare, presidenti i Parlamentit Evropian

07:48 | 11 Janar 2022
S D

Ai ishte shtruar në spital në Itali sepse sistemi i tij imunitar nuk funksiononte normalisht.

David Sassoli, presidenti i Parlamentit Evropian, ka vdekur sot në mëngjes në Itali, tha zëdhënësi i tij dhe zyra e parlamentit në Uashington. Ai ishte 65 vjeç.

Zyra për media tha në një postim në Twitter se Sassoli ka vdekur në qytetin italian Aviano.

Akoma nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes. Por ai u shtrua në spital me pneumoni të rëndë gjatë një seance plenare të Parlamentit në Strasburg të Francës, në shtator. Ai më vonë u kthye në Itali për t’u shëruar, raportoi Associated Press, transmeton arbresh.info.

Sassoli u shtrua sërish në spital në Itali më 26 dhjetor, sepse sistemi i tij imunitar nuk po funksiononte normalisht, tha të hënën në rrjetet sociale zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Sassoli, ishte anëtar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë të Italisë, po ashtu ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian që nga viti 2009.

Ai u zgjodh nënkryetar pesë vjet më vonë dhe ka drejtuar Parlamentin Evropian që nga viti 2019./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme