Nëna e Beatrix Ramosajt i kthehet kundër produksionit të Big Brother VIP

00:53 | 11 Janar 2022
Trina Galanxhi

Ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP kaluan tri parashuta që ishin të dedikuara për Borën dhe Donaldin, duke qenë se moderatorja e Për’Puthen kishte ditëlindjen.

Për këtë ka pasur reagime të shumta, e madje parashutisti që sillte parashutat e banorëve tjerë dha dorëheqje, duke qenë se ai nuk kishte të bënte aspak me këto surpriza.

Madje, parashutisti Arbër Xhaja ka zbuluar dhe parashutat që do kalonin në shtëpinë e Big Brother VIP, e njëra nga to edhe për Beatrixën e Donaldin.

Për këtë ka reaguar edhe nëna e Beatrixit duke thënë se kjo është e dyta herë që po ndalohet të futet për çiftin.

Të ngjashme