Drejtori për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, Agron Nikqi, ka folur në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.
Nikqi theksoi se të gjitha rrugët në Pejë janë të qarkullueshme.
“Momentalisht të gjitha rrugët lokale janë të qarkullueshme dhe të hapura, ndërsa ne jemi ende aktivë me ekipet tona dhe me kompanitë për pastrimin dhe gatishmërinë për kërkesat nga qytetarët”, u shpreh në “Edicionin Special” Nikqi.
“Këtë vit kemi angazhuar tri kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, i kemi të ndara në tri zona, zona e qytetit, zona e fshatrave dhe zona e Rugovës”.
“ Momentalisht trashësia e borës është 30 centimetra në Pejë, teksa deri në 1 metër në Bogë dhe Shkrel”.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë