Google ADS

Ferizaj, rrëshqet dhe rrotullohet një autobus

21:52 | 10 Janar 2022
Arditë Shkodra

Një vetë aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Mirash të Ferizajt.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli

Siç bëhet e ditur, autobusi ka shkaktuar vetë aksident, me ç’rast ka rrëshqitur dhe ka dal nga rruga.

Si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Njësitet e policisë, hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendin e ngjarjes

“Rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush,  ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit) me këtë rast janë lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj, Njësitet e policisë – hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendin e aksidentit, ka thënë Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme