Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën këtë të hënë në mëngjes pasi duke drejtuar mjetin në fshatin Shkallë të Matit ka humbur kontrollin.
Makina ka përfunduar rreth 200 metra në greminë. Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që shtetasi me iniciale P.M., të humbasë kontrollin.
Një dëshmi tjetër thotë se djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por kavo është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /TCH/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin