Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me humanistin Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Kryetari Bulliqi falënderoi hoxhën e nderuar për ndihmën e vazhdushme në komunën e Podujevës, gjithashtu falënderoi edhe gjithë donatorët të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.
“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” tha kryetari Bulliqi. /arbresh.info/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?