Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dje ka qendruar për vizitë në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.
Atjë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, biseduan për urat e bashkëpunimit mes dy qyteteve, teksa Veliaj i dha edhe Çelësin e Qytetit Ramës.
Ky i fundit, përmes një cicërime në Twitter, ka falendëruar Veliajn për mikpritjen, duke i thënë se mezi pret vizitën e tij në Prishtinë.
“Të Faleminderit për mikpritjen miku e vëllau im Erion Veliaj. Dy Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra dhe do të hecim së bashku në zhvillimin dhe modernizimin e tyre për të mirën e qytetarëve tanë si dhe vendeve tona! Menxi pres të iu kthej mikpritjen tuaj!”, ka shkruar Rama në Twitter, duke ndarë cicërimën e Veliajt me fotografi nga takimi dhe vizitat e realizuara dje.
Të Faleminderit për mikpritjen miku e vëllau im Erion Veliaj.
Dy Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra dhe do të hecim së bashku në zhvillimin dhe modernizimin e tyre për të mirën e qytetarëve tanë si dhe vendeve tona!
Menxi pres të iu kthej mikpritjen tuaj! ????❤️❤️ https://t.co/xjXRuD6m2h— Perparim Rama (@perparim_rama) January 10, 2022
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...