​Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Drenas

09:53 | 10 Janar 2022
A. B.

Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra, kanë ndaluar një automjet me targa vendore në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.

Rasti ka ndodhur te dielën në orën 00:19 minuta.

Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon të merret Dogana e Kosovës.

Gllogoc, 09.01.2022 – 00:19. Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur. Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme