Google ADS

Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

07:19 | 10 Janar 2022
A. B.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje raportoi për 304 raste të reja me virusin SARS-CoV-2.

Rritja e rasteve të reja rriti edhe numrin e rasteve aktive, duke e çuar në 1552.

IKShPK gjithashtu njoftoi se janë dhënë 2103 vaksina vetëm në 24 orëshin e fundit, ndërsa janë administruar në tërësi mbi 1.6 milionë të tilla.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga arritja e dozave të vaksinës anti-COVID, më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar për vaksinë e kanë marrë të paktën njërën nga dozat./arbresh.info/

Të ngjashme