Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka përfunduar sërish në rehabilitim.
Një burim i afërt me artisten ka thënë për median rozë ‘Page Six‘se këngëtarja është kthyer në Utah për t’u trajtuar, por tani ndodhet sërish në shtëpi dhe ‘në gjendje të mirë shëndetësore’.
Spekulimet rreth vendndodhjes së Lovato-s u ndezën më shumë kur motra e tyre më e madhe, Dallas Lovato, ndau një video të ribashkimit për Krishtlindje së bashku me motrën e tyre më të vogël, Madison De La Garza.
Këngëtarja po i kushton mjaft rëndësi shëndetit të saj mendor pas mbidozës e cila ishte gati fatale për të në vitin 2018.
Levato u rehabiliua për herë të parë në fund të vitit 2010. Artistja ka deklaruar se ka pësuar “dëmtim në tru” dhe një atak në zemër si pasojë e mbidozës. Duket se këngëtarja ka hequr dorë nga varësia me lëndët narkotike pasi muajin e kaluar ajo u shpreh në një postim në Instagram se mbështet një stil jetese të shëndetshme./klan.al/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...