Tërmeti, raportohet për dëme materiale në Manastir

00:27 | 10 Janar 2022
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e sotme një tërmet i fuqishëm prej 5.3 ballëve sipas shkallës Rihter goditi Greqinë, ku dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit.

Dridhjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku gjegjësisht janë dëmtuar edhe disa ndërtesa në Manastir, përcjell news33.tv.

Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend dridhje të tilla, ndërkaq shtojnë se nga frika mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme