Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, së shpejti do të lançojë rrjetin e tij social “Truth”, për të cilin thotë se do të “kundërshtojë të gjitha kompaninë të mëdha teknologjike” të cilat kanë ndaluar qasjen e tij.
Truth do të krijohet përmes një kompanie të re të krijuar nga bashkimi i Grupit të Medias dhe
Teknologjisë Trump (TMTG) dhe Kompanisë së Përvetësimit (SPAC), sipas një deklarate të lëshuar nga të dyja organizatat disa muaj më pare dhe do të jetë i disponueshëm në App Store të Apple me 21 shkurt, transmeton portal arbresh.info
“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Tëitter, ndërsa presidenti juaj i preferuar amerikan është i heshtur. Kjo është e papranueshme,” e përshkroi Trump rrjetin e ri për Fox News.
Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera sociale e kanë ndaluar Trump të hyjë në ato platforma pasi qindra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar të vitit të kaluar.
Protestat pasuan fjalimin e Trump në të cilin ai pretendoi se humbja e zgjedhjeve të nëntorit ishte rezultat i një mashtrimi të përhapur, pretendim që u hodh poshtë nga numër gjykatash dhe zyrtarësh./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK