Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikes së Kosovës, Armend Mehaj, sot ka qenë për vizitë te familja liridashëse KASTRATI, e cila në luften e fundit, Kosovës ia dha 5 anëtar të familjes.
Nga kjo familje është edhe luftëtari i pa epur i luftës çlirimtare, Valoni, i cili në kohën sa ishte në betejën e Koshare kishte marrë kumtin për vrasjen mizore të 5 familjarëve të tij.
Sot vizitë familjes së mikut tim Valon Kastratit, i cili ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familja e tij atdhetare ishte gjithnjë në shenjestër të barbarëve serbë. Derisa Valoni ishte duke luftuar në vijën e parë të frontit, Komandanti i tij Rrustem Berisha merr një telefonatë të rëndë! Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 5 anëtarë të familjes së tij të ngushtë: Babain- Sokol Kastrati, axhën- Xhafer Kastrati, vëllaun- Valdet Kastrati, djemtë e axhës Adrian dhe Alban Kastrati, ka shkruar ministri, teksa ka njoftuar për vizitën e tij te kjo familje.
Në familje u pritem nga Valoni dhe djali i tij Rilindi, Dritoni (djali i axhës), Visari (miku i Valonit), Lendita motra e Valonit e cila ishte prezente kur iu vranë familjarët, vajzat e vëllaut Valëza dhe Tringa e cila ishte vetëm 7 muajsh kur çetnikët serbë e morën nga djepi për ta vrarë, por fati deshi që ajo të shpëtoi.Pas luftës, kjo familje iu përvesh punës dhe të gjitha i ka arritur falë punës dhe djersës së tyre, ata gjithashtu në biznesin e tyre mbi 300 të punësuar.E kemi dëgjuar shpesh thënjen “Njeriu është më i fortë se guri”, Valoni është shembulli më i denjë që e dëshmon këtë.Janë bërë 23 vjet nga lufta dhe kriminelët serbë ende janë të lirë e të pa dënuar për krimet e tyre. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund, kriminelët duhet patjetër të marrin denimin e merituar.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...