Përfundon ndehsja e “çmendur” Roma – Juventus, përmbyset rezultati në fund të ndeshjes

20:29 | 9 Janar 2022
KRG

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Romës dhe Juventusi e cila ishte e vlefshme për xhiron e 21-të në Serie A.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga nikoqirët, në minutën e 11-të  ku autor i golit ishte Tammt Abraham.

Për më shumë shikoni golin: Video

“Zonja e Vjetër” reagoi në minutën e 18-të duke barazuar rezultatin, ku autor i golit ishte Paulo Dybala.

Për më shumë shikoni golin: Video

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfundua “në paqe” me rezultat 1-1, shkruan arbresh.info.

Rossonerët filluan pjesën e dytë shumë të ashpër duke kërkuar epërsinë, ku në minutën e 48-të Henrikh Mkhitaryanshënojë gol duke e bërë rezultatin në 2-1.

Për më shumë shikoni golin: Video

Ndërsa në minutën e 53-të Roma shënojë golin e tretë, ku autor i golit ishte Lorenzo Pellegrini.

Për më shumë shikoni golin: Video

Ndërsa Juventusi në minutën e 70-të e ngushtoj epërsinë me golin e Manuel Locatellit.

Për më shumë shikoni golin: Video

Në minutën e 74-të, Dejan Kulusevski shënojë golin e  tretë për “Zonjën e Vjetër”.

Për më shumë shikoni golin: Video

Kurse në minutën e 77-të, Mattia De Sciglio shënojë golin e epërsisë për Juventusin.

Për më shumë shikoni golin: Video

Megjithatë edhe pse Juventusi ishte në epërsi, Matthijs de Ligt nuk është përmbajtur dot deri në fund, ku në minutën e 81-të është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe është detyruar të largohet nga fusha.

Lorenzo Pellegrini në minutën e 83-të për fat të keq ka humbur një penallti, ku edhe ishte e mundur për të nxjerrë së paku një barazim nga kjo ndeshje.

Pas kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” gjendet në pozitën e 5-të ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plotë 38 pikë, tre pikë më pak sesa Atalanta e cila gjendet në pozitën e katër.

Ndërsa liderë të tabelës është AC Milani me 48 pikë.

AS Roma aktualisht gjendet në pozitën e 8-të me 32 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme