Shpella e Kusarit gjendet vetëm 9 kilometra larg qytetit të Gjakovës, i rrethuar me gjelbërim dhe me një pamje magjepse, ku edhe është shndërruar në një atraksion turistik.
Kjo shpellë, ka një oborr karakteristik shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të hulumtojnë brendësitë e saj.
Ekzistenca e saj thuhet të jetë e lashtë, ku madje sipas gojëdhënave gjatë Luftës së Parë Botërore, në këtë shpellë kanë jetuar njerëzit. Por, ndonëse e hapur kohët e fundit, Shpella e Kusarit nuk ka një ciceron që të jep informacione më shumë për historinë ose gojëdhënat që janë për të.
Kështu thotë për arbresh.info, banori i fshatit Kusar, Krist Gjokaj.
Ai thotë, se investimi i fundit është bërë rregullimi i shkallëve në tri hyrjet e kësaj shpelle, ku u mundëson vizitorëve të kenë qasje më të lehtë brenda. Karakteristik e njërës nga këto shpella është thellësia rreth 40 metra.
“Zakonisht në fshatin Kusar ka më shumë se dy shpella, por dy janë më të njohura. Shpella e Kusarit është më shumë karakteristike për shkak të hyrjes dhe ujit që ekziston në këtë pjesë. Më shumë janë bërë të njohura pas investimit të kuvendit komunal, përkatësisht drejtorisë së Zhvillimit Ekonomikë kur është bërë hapja e shtigjeve të kësaj shpelle. Është bërë pastrimi, është bërë rregullimi i shkallëve dhe tani është bërë edhe asfaltimi i rrugës deri tek shpella. Dhe kohën e fundit ka pasur edhe një investim nga një organizatë zvicerane tek shkallët në këtë shpellë pasi që kanë qenë vështirë të qasshme në këtë pjesë”, thotë ai.
Përveç rregullimit të shkallëve, tashmë ka filluar edhe rregullimi i ndriçimit në këtë shpellë.
“Po ashtu është bërë edhe instalimi i rrymës elektrike brenda në tri hyrjet që ekzistojnë në këtë shpellë ndërsa, pritet që shumë shpejtë të vijë ndriçimi në këtë shpellë, dhe e gjithë kjo që banorët dhe vizitorët të kenë qasje më të lehtë kur e vizitojnë këtë pjesë. Para rregullimit të kësaj shpelle ka pasur shumë pak vizitorë dhe shumë pak kanë ditur njerëzit për këtë shpellë, por pas investimeve ka pasur shumë të lartë të vizitorëve nga tërë Kosova e rajoni, për shkak të natyrës e ambientit”, thotë ai.
Sipas tij, kjo shpellë ja vlen të vizitohet pasi është diçka që e ka krijuar natyra, dhe përveç kësaj në këtë shpellë është një burimi i ujit i pashtershëm, ku nuk dihet se ku e ka burimin.
“Njëra nga shpellat është deri në 40 metra thellësi, dhe po ashtu është burimi i ujit i pashtershëm. Uji fillon të shpella ku nuk dihet se ku e ka burimin, por të gjithë atë vizitorë që kanë ardhur këtu janë ndarë të kënaqur dhe besoj që vitin e ardhshëm ka me pas edhe më shumë vizitorë pas investimeve që do të bëhen dhe po ashtu do të jetë edhe një lokal ku vizitorët do të kenë mundësin të ndalen dhe të freskohen me ndonjë pije. Besojë që ja vlen të vizitohet sepse kjo është diçka që e ka krijuar natyra.”/A.ZEKA/arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...