Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike të COVID-19.
Sërish është shënuar një numër i lartë infektimesh, pas 4 mijë e 729 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 1 mijë e 207 qytetarë, ku numrin më të lartë e mban kryeqyteti me 552 të infektuar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, 17 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.
Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 13 mijë e 340 pacientë aktivë me COVID-19, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203 mijë e 114 që nga fillimi i epidemisë.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...