Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit u rikthyen në selinë e Partisë Demokratike duke akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjës dhe orkestrues të dhunës së ushtruar në protestën 8 Janarit.
“Lulzim brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli. Të dhëna të sigurta se Lulzim brava ka nxjerrë armët e tyre jashtë me mjetin dhe mjetet e tij në mënyrë që në rast se policia do të imagjinonte të hynte me forcë, të mos gjendeshin të armatosur bandidët që ka brenda”.
Këtë të fundit e akuzoi edhe si orkestrues të listës së hartuar prej tij për arrestimet e bëra nga policia në radhët e protestuesve.
“Deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestoheshin, akt kolaboracionizmi i turpshëm dhe kriminal”.
Për të gjithë ata demokratë që iu bashkuan protestës së të shtunës pati edhe një zotim, duke premtuar se revolucioni paqësor nuk do të ketë të ndalur.
“Protesta e radhës ju siguroj demokratëve se do të mbahet. Asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsilidimin e pluralizmit politik në Shqipëri sepse asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e politikave historike të tij”.
Berisha mohoi se kishte skenar për viktima nga ana e tij, duke akuzuar Lulzim Bashën si autorin e dhunës në protestë.
“Asnjë viktimë nuk mund të kishte. A patë ju njeri të armatosur në ata dhjetra mijëra njerëz?! Në mënyrë kategorike asnjë! As nuk kishte dhe as nuk mund të kishte. Ne nuk thamë që nuk do të hapim dyert. Ne thamë se do të hapim dyert sepse është shtëpia jonë dhe natyrisht është e drejta jonë që të hyjmë në shtëpinë tonë. Ne na kapi gazi këtu. Hodhën ata gaz, nuk e hodhi policia”.
Një përgjigje i dha edhe kryeministrit Rama.
“Lulzim Basha me Edi Ramën janë dy armiqtë më të egër të demokratëve. Nuk ka më shqiptarë, demokratë, socialistë apo pa parti që nuk e ka të qartë se Edi Rama ka një zyrë në kryeministri, mjerisht derisa ta çlirojnë dhe një zyrë në këtë seli”. /TCh
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...