Kosova pëson përsëri humbje ndaj Greqisë në Hendboll

16:36 | 9 Janar 2022
KRG

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, ka pësuar humbje e dytë radhazi nga Greqia.

“Dardanët” fillimisht ishin mposhtur nga grekët në Prishtinë në Pallatin e Rinisë, për vetëm një pikë avantazh ku rezultati përfundimtarë ishte 20-21.

Ndërsa në ndeshjen kthyese, Kosova përsëri është mposhtur nga Greqia me rezultat 26-25.

Kosova tashmë  i është mbetur të fokusohet për ndeshjen ndaj Turqisë e cila do të zhvillohet në Prishtinë në Pallatin e Rinisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme