Disa dokumente të vitit 1948, të cilat ishin të censuruara në faqen e internetit të Arkivit Shtetëror të Izraelit, por u shfaqën për herë të parë për shkak të një gabimi teknik, nxorën në dritë deklaratat skandaloze të zyrtarëve të lartë izraelitë që mbronin përdhunimin e grave palestineze dhe shkatërrimin e fshatrave palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës Haaretz, dokumentet e publikuara së fundmi në faqen e internetit të Arkivit Shtetëror të Izraelit përmbanin një transkript të një takimi të udhëheqësve izraelitë në korrik të vitit 1948.
Në dokumentet e digjitalizuara që datojnë nga periudha e Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1948, disa deklarata të udhëheqësve izraelitë në lidhje me krimet e luftës të kryera nga ushtarët dhe civilët hebrenj kundër arabëve palestinezë ishin fshirë me hijëzim të zi dhe censuruar.
– Rrëzimi i censurës ekspozon deklarata skandaloze
Megjithatë, për shkak të një gabimi teknik në faqe, u pa se hijëzimi i përdorur për censurë në disa fjali mund të hiqej me një klikim të vetëm.
Sipas dokumenteve që Haaretz ndau në versionin e pacensuruar, ministri i parë i Bujqësisë i Izraelit, Aharon Zisling, i cili mori pjesë në takim, është shprehur në vitin 1948 se hebrenjtë mund të “falnin përdhunimin” ndaj grave arabe.
“Supozoni se ka pasur raste përdhunimi në Ramle. Unë mund të fal përdhunimet, por nuk do të fal vepra të tjera”, ka thënë Zisling.
– Thirrje e Ben Gurionit për të “shkatërruar fshatrat palestineze”
Një tjetër deklaratë e censuruar në faqet në vijim të dokumentit është ajo e themeluesit dhe kryeministrit të parë të Izraelit, David Ben Gurion.
Sipas versionit të censuruar të dokumentit, Ben Gurion duket të ketë thënë: “Unë jam kundër shkatërrimit masiv të fshatrave”. Megjithatë, kur zbulohen fjalitë e nxira, duket se lideri izraelit ka përdorur pikërisht këto shprehje:
“Unë jam kundër shkatërrimit masiv të fshatrave. Por ka vende që paraqesin dhe do të paraqesin rrezik të madh, dhe ne duhet t’i shkatërrojmë ato”.
Zyrtarët izraelitë në takim kanë deklaruar gjithashtu se “civilët si dhe ushtarët hebrenj janë të përfshirë në krime lufte” në qytete si Kudsi, Jafa dhe Haifa, dhe kanë shprehur habinë që edhe civilët hebrenj janë bashkëfajtorë në këto krime lufte.
– “Fatkeqësia e Madhe” në Palestinë: Nakba
David Ben Gurion, i cili shpalli krijimin e shtetit të Izraelit më 14 maj 1948, në tokën historike palestineze, gjithashtu udhëhoqi vendin e tij në Luftën Arabo-Izraelite të po atij viti.
Palestinezët i referohen 15 majit si “Nakba” (Fatkeqësia e Madhe) pasi Izraeli shpalli pavarësinë e tij në territoret palestineze të pushtuara më 14 maj 1948 dhe i detyroi palestinezët të migrojnë.
Shpallja e pavarësisë së Izraelit në tokën historike palestineze shënoi fillimin e një serie fatkeqësish prej dekadash për palestinezët.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...