Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për konfiskimin e 272 pajisjeve të kriptovalutave në Leposaviq.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto pajisje nëse lihen të punojnë pandërprerë kushtojnë sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive.
“Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kËh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive. Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj. Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë ndërmarr një aksion gjatë orëve të mëngjesit në Leposaviq, ku kanë arritur të konfiskojnë 272 pajisje të kriptovalutave./arbresh.info/
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...