Erling Haaland ka vendosur se për kë dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm sipas një raporti nga “The Mirror” dhe “Diario AS”. Sulmuesi i Borussia Dortmund dëshiron të luajë për Real Madridin.
Haaland ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Barcelonën, Manchester Cityn dhe Manchester United për të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Ai dëshiron të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldos, idhullit të tij, dhe të luajë një rol kyç në të ardhmen e “Los Blancos”.
Norvegjezi është një nga perspektivat më të nxehta aktualisht në treg. Mendohet se një klauzolë jozyrtare prej 75 milionë eurosh do të hyjë në lojë në fund të këtij sezoni dhe praktikisht çdo klub elitar në Evropë do të dëshirojë ta nënshkruajë atë.
Por vetëm një mundet, dhe Madridi duket se mban avatazhin. Ata duan të bashkojnë Haaland dhe Kylian Mbappen, të cilin ata shpresojnë ta transferojnë nga Paris Saint-Germain, dhe të krijojë një vijë fronti vërtet shkatërrues që do të shkaktojë frikë në zemër të çdo mbrojtjeje në lojë./Arbresh.info
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...