Google ADS

Të paktën 16 persona të vdekur nga stuhia e dëborës në Pakistan

12:45 | 8 Janar 2022
L G

Gjatë një stuhie bore në qendrën e skijimit “Murree” të Pakistanit, temperaturat ranë në minus tetë gradë.

Të paktën 16 persona që u bllokuan në automjetet e tyre humbën jetën, thanë të shtunën zyrtarët pakistanezë.

Oficeri i policisë në Islamabad Atik Ahmed tha se tetë nga 16 të vrarët ishin nga familja e kolegut të tyre, oficerit të policisë Islamabad, Naved Iqbal, i cili gjithashtu u vra dhe konfirmoi se të gjitha viktimat vdiqën nga hipotermia, raporton theguardian.

I vendosur 45.5 kilometra në veri të kryeqytetit Islamabad, Murree është një vendpushim dimëror popullor që tërheq më shumë se një milion turistë në vit, transmeton telegrafi.

Rrugët që të çojnë në qytet janë të bllokuara shpesh nga bora gjatë dimrit, ndërsa ministri i Brendshëm tha se gjatë natës në atë zonë kanë rënë mbi 1.2 metra borë dhe se nga dita e sotme është bllokuar i gjithë qarkullimi në hyrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme