Google ADS

Lazio dhe Sassuolo në garë për transferimin e Bajramit

09:41 | 8 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Lazio dhe Sassuolo janë dy skuadra tejet të interesuara për sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami i cili ka  pasur paraqitje fantastike deri tani me Empolin.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe golin kundër Milani para Krishtlindjeve dhe Lazios në xhiron e fundit.

Sipas raportimeve të “Calciomercato”, të dy skuadrat janë të interesuara për të, dhe kërkojnë të fitojnë shërbimet e tij në fund të këtij edicioni.

Bajrami është një mesfushor sulmues i shpejtë dhe kreativ, i rëndësishëm në lojën sulmuese të Empolit. Këtë sezon ai ka mesatarisht 4.99 raste të krijuara për 90 minuta, i shtati më i mirë në ligë duke lënë pas tij yje si Lorenzio Insigne, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme