Janë bërë tre lajmërime të rreme në lidhje me një bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Një i tillë ishte edhe gjatë ditës së premte kur policia janë detyruar të evakuojnë dhe të kontrollojnë nëse ka ndonjë kërcënim të tillë brenda stacionit.
Por, një gjë e tillë doli të jetë prapë alarm i rrem.
Në raportin e policisë thuhet se përmes një thirrje telefonike ishte lajmëruar se një mjet shpërthyes ndodhet brenda stacionit. Njësiti për deminim i PK-së dhe njësiti K-9 kanë kontrolluar, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.
“Rr. Fatime Sokoli, Prishtinë 07.01.2022-12:14. Ankuesja femër kosovare punëtore në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka informuar se kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person i cili ka lajmëruar se është një mjet shpërthyes në stacion të autobusëve. Njësitet policore kanë evokuar të gjithë personat. Njësiti për deminim i PK-së dhe njësiti K-9 kanë kontrolluar, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...