“Tash ndryshimin mund ta bëjmë edhe me PDK-në’’.
Ka mjaftuar kjo deklaratë publike nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni që të zyrtarë të Vetëvendosjes të shprehin irritim por edhe reagime të ashpra karshi bashkëpartiakut të tyre.
Fillimisht është Edison Jakurti, sekretar i Forumit për Ngritje Ideo-Politike në Vetëvendosje, që dikur ushtronte edhe detyrën e zv.ministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, që reagoi pas deklaratës së Hysenit se ‘ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK-në’’.
Mirëpo s’kanë kaluar pak minuta, kur në postimin e Jakurtit që për Hysenin shkruante ‘’ nga hero, shumë shpejt në zero’’, e pëlqeu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Natyrisht një deklaratë kontraverse prej atyre që jemi mësuar të dëgjojmë nga njerëzit e VV’së. Por ja që një mendim të tillë e ka Hyseni që vije nga radhët e kësaj partie, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për qeverisje lokale me PDK-në në Gjilan.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...