Emir Abrashi, hulumtues i politikave të jashtme, e ka quajtur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të përgjumur, teksa për këtë, faktor ndikues i ka quajtur edhe problemet e ministres Donika Gërvalla-Schwarz me anëtarë të tjerë të kabinetit, dhe edhe me vetë kryeministrin, Albin Kurti.
Abrashi ka thënë se brenda kabinetit qeveritar ka paranojë.
“Kemi paranojë brenda kabinetit qeveritar, edhe brenda kabinetit të ministres, përfolet se nuk qëndrojnë mirë as me zëvendësministrat. Këto reflektohen edhe në punët e jashtme. Nga kontaktet që kam, brenda MPJ-së, këto paranoja janë fillimisht nga pushteti i ri për të gjithë pjesëtarët e shërbyesit civilë që shërbejnë, me arsyetimin se këta janë të regjimeve të kaluara, pastaj mund të ketë përçarje edhe brenda për brenda koalicionit qeverisës. Këto përçarje kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të MPJ-së. Është përfolur shumë herë se edhe ministrja me kryeministrin nuk janë në linja të mira”, ka shpjeguar Abrashi në KTV.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...