Një pirat mund të jetë i burgosuri i parë që do të vijë nga Danimarka në Kosovë, nëse i njëjti shpallet fajtor.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup.
Ministria e Drejtësisë së Danimarkës njoftoi të enjten se tre nga katër piratët e dyshuar nga “Esben Snare” në Gjirin e Guinesë po lirohen, ndërsa i katërti, i cili është plagosur, po ndiqet penalisht në Danimarkë.
“Supozimi ynë është se ne nga ana e prokurorisë kemi një çështje të arsyeshme dhe se ai do të ndëshkohet”, ka thënë Hækkerup, shkruajnë mediat daneze.
“Tani jemi duke punuar për vendosjen e dënimit me burg në Kosovë. Dhe ai do të jetë një nga ata që do të jetë kandidat për të vuajtur dënimin në atë burg. Sepse ai nuk ka të bëjë fare me Danimarkën”, shtoi Hækkerup.
Në rast se shpallet fajtor, pirati mund të bëhet i burgosuri i parë nga Danimarka që vuan dënimin në Kosovë, pasi të dyja vendet tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për të përdorur objektin e burgut të Gjilanit.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...