Gjermania shtrëngon masat e Covid për të frenuar infeksionet me Omicron

23:29 | 7 Janar 2022
Trina Galanxhi

Qeveritë federale dhe shtetërore të Gjermanisë kanë rënë dakord për rregulla më të rrepta për Covid-19, ndërsa vendo po përgatitet për një valë të re të nxitur nga varianti Omicron.

Kancelari Olaf Scholz njoftoi masat e reja në një konferencë shtypi në Berlin pas një takimi me videokonferencë me kryeministrat e shteteve federale të vendit, transmeton portal arbresh.info

Njerëzit që nuk kanë marrë vaksinën përforcuese do t’u kërkohet që të paraqesin një rezultat negative për të hyrë në barë, kafene dhe restaurante.

“Kjo është një masë e rreptë. Por është një gjë e nevojshme që do të na ndihmojë të kontrollojmë infeksionet më mirë se tani”, tha Scholz.

Kancelari u ka bërë thirrje të gjithve që të marrin vaksinat përforcuese, duke theksuar se ajo ofron mbrojtjen më të mirë kundër Omicron.

“Ne kemi arritur qëllimin tonë për të adminsitruar 30 milionë doza vaksinash deri në Krishtlindje. Tani po punojmë për qëllimin tonë të ardhshëm për të administruar 30 milionë goditje të tjera përforcuese deri në fund të këtij muaji”, tha ai.

Instituti Robert Koch, agjencia e kontrollit të sëmundjes në vend, raportoi 11,502 raste të reja me omikron në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të infeksioneve me variantin e ri në 62,974.

Deri me tani 16 persona kanë humbur jetën nga infektimi me Omicron dhe 632 persona kanë marrë trajtim në spitale, sipas shifrave zyrtare.

Qeveria gjermane u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rreptësisht masat anti-koronavirus dhe të marrin vaksinën e tyre përforcuese COVID-19 për t’u mbrojtur./arbresh.info/

Të ngjashme