Sa orë keni fjetur mbrëmë? Sa orë një natë më parë? Sa gjumë na duhet në të vërtetë?
Monitorimi i zakoneve të gjumit mund të mos jetë prioritetiu juaj, por gjumi i mjaftueshëm është i rëndësishëm për shëndetin, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse koha e zgjimit për shumë është e paracaktuar, koha për të shkuar në shtrat mund të varet gjithashtu nga shumë faktorë.
Por nëse e dini se kur duhet të ngriheni dhe sa gjumë keni nevojë për të funksionuar mirë ditën tjetër, është e lehtë të kuptoni se kur duhet të shkoni në shtrat. Këto janë këshilla të thjeshta se si të llogarisni kohën më të mirë për të shkuar në shtrat dhe informacione se sa gjumë ju nevojitet në të vërtetë.
Ndërsa një fëmijë ka nevojë për rreth 17 orë gjumë, një i rritur duhet të flejë të paktën 7 orë gjatë natës.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, këto janë udhëzime të përgjithshme për gjumin, dhe ato lidhen me moshën.
Foshnjat deri në 3 muaj: 14 deri në 17 orë, foshnja nga 4-11 muaj: 12 – 16 orë, nga 1 deri në 2 vjeç: 11 – 14 orë, nga 3 deri në 5 vjeç: 10 – 13 orë 6 deri në 12 vjeç: 9 – 12 orë 13 deri në 18 vjeç: 8 – 10 orë 18 deri në 64 vjeç: 7 – 9 orë.
Orët shtesë të gjumit më pas varen nga ju, sepse nëse dikujt i mjaftojnë 7 orë gjumë, dikujt i duhen nëntë orë.
Pyetjet që duhet t’u përgjigjeni për të kuptuar se sa gjumë ju mjafton janë: Ndiheni të pushuar pas shtatë orësh gjumë apo keni nevojë për më shumë? Jeni të lodhur gjatë ditës? A jeni i varur nga kafeina për t’u zgjuar? Nëse flini me një person tjetër, a e kanë vënë re se keni probleme me gjumin?
Këto sinjale tregojnë se nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm. Mungesa e gjumit është një çështje serioze sepse mund të ndërhyjë në jetën e përditshme, por edhe në shëndetin e përgjithshëm, në mënyrë negative.
Sinjalet që tregojnë se nuk jeni duke bërë gjumë të mirë janë: Mendimet gjatë natës, humori i ndryshueshëm, nuk keni vëmendje dhe focus, jeni vazhdimisht të uritur, merrni vendime pa menduar, keni rrathë thë errët në sy dhe lëkura juaj nuk shkëlqen.
Për t’ju ndihmuar të flini më mirë gjatë natës dhe të mbroni shëndetin tuaj, ndiqni këto këshilla, transmeton portal arbresh.info
Gjatë ditës: Ushtroni, por jo natën vonë. Qëndroni në diell gjatë ditës dhe mos flini gjatë ditës. Është e rëndësishme që të zgjoheni në të njejtën orë çdo mëngjes.
Para gjumit: Mos pini alkool dhe mos pini cigare, sepse këto ndikojnë në cilësinë e gjumit. Fikni të gjitha dritat dhe paisjet elektronike 30 minuta para se të shkoni në shtrat. Për gjumë të rehatshëm mund të dëgjoni muzikë ose të bëni banjë të ngrohtë.
Në shtrat: Shmangni shikimin në ekran pasi të keni shkuar në shtrat. Lexoni një libër për t’u çlodhur. Ju gjithashtu mund të mbyllni sytë, të relaksoni muskujt dhe të monitoroni frymëmarrjen tuaj. Nëse nuk ju zë gjumi, dilni nga dhoma dhe shkoni në një dhomë tjetër ku mund të dëgjoni muzikë ose të lexoni derisa të ndiheni të lodhur dhe pastaj kthehuni në shtrat./arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...