Google ADS

Haxhiu: Për vrasjen në Llaushë përgjegjës institucionet

22:03 | 6 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dënim maksimal për burrin që vrau gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka fajësuar edhe institucionet përgjegjëse duke kërkuar masa disiplinore dhe ndaj personave përgjegjës.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?Për vrasjen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.
Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!”, ka shkruar Haxhiu./arbresh.info/

Lexo edhe

Vrasja e gruas në Llaushë/Kryeprokurori i Mitrovicës: I dyshuari veç ishte intervistuar nga policia dhe ishte liruar menjëherë për dhunë në familje

Gjuajti gjashtë plumba mbi trupin e gruas së tij, kërkohet paraburgim për burrin nga Llausha

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme