Google ADS

Juniku ndal ndriçimin publik në zonat jashtë-urbane për të kursyer rrymën

21:48 | 6 Janar 2022
Përparim Bublaku

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka marrë vendim për ndërprerjen e ndriçimit publik në zonat jashtë urbane.

Ai këtë vendim e ka marrë për të kursyeri energjinë elektrike, pas krizës që ka përfshirë vendin, thuhet në njoftimin e komunës.

Poashtu thuhet se kryetari ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Shteti i Kosovës po përballet me krizë energjetike. Për këtë arsye Qeveria e Kosovës ka deklaruar gjendjen emergjente energjetike në të gjithë territorin e Kosovës. Duke pasur parasysh këto rrethana, kryetari Ruzhdi Shehu ka nxjerrë vendimin me numer 01/03 përmes të cilit përkohësisht do të ndalet ndriçimi publik në zonat jashtë-urbane në Komunën e Junikut, ku nuk është ndriçimi i domosdoshëm. Njëkohësisht ai ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Junikut, që të kursejnë aq sa munden energjinë elektrike. Në situata emergjente, ne duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për të mirën e shtetit tonë. Prandaj, të bashkuar do të kalojmë edhe këtë sfidë”, thuhet në njoftim.

Një vendim të tillë e kishte marrë ditë më parë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme