Fillon sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutave

20:57 | 6 Janar 2022
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KEDS, ka bërë konfiskimin e tre aparateve për prodhimin e kriptovalutave, përdorimi i të cilave është ndaluar me një vendim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, me qëllim të kursimit të rrymës.

Sipas komunikatës së Policisë rasti ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës.

“Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave. Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme