Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

19:25 | 6 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një institucion mikrofinanciar është grabitur pasditen e sotme në lagjen “Lakrishtë”, në Prishtinë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme