Postoi video duke përdorur armë zjarri, arrestohet nga policia

17:52 | 6 Janar 2022
KRG

Policia e Kosovës ka arrestuar një person  të dyshuar në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Arsyeja e arrestimit ishte pasiqë kishte përdorur arme zjarri dhe kishte bërë video-incizim, ku edhe e kishte postuar nëpër rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, e ka konfirmuar lajmin për arbresh.info se arma e përdoruar nga i dyshuar është konfiskuar nga autoritetet policore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Datë 06.01.2022, policia përmes rrugëve operative kishte siguruar një video incizim, ku i dyshuari shihet se kishte përdor armën e zjarrit në fshatin Rogovë, dhe videon e kishte postuar në rrjetet sociale”.

“Pas një pune të fryteshme operative-hetimore është identifikuar i dyshuari dhe siguruar prezenca e ti në Stacionin policor Gjakovë , dhe pas ofrimit të deshmive materiale i njejti ka pranuar pronesinë ndaj armës dhe të njejten e ka dorëzuar e cila dhe është konfiskuar”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit , dhe me urdhër të tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”. / arbresh.info/

Të ngjashme