Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.
Për Arianit Sadikun (LVV) kanë votuar 18 anëtarë të Kuvendit, derisa kundër-kandidatja e tij, Shpresa Kurteshi-Emini (LDK) ka marrë 17 vota.
Arianit Sadiku, me të marrë postin e kryesuesit, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata të punojnë së bashku për interesa të qytetarëve të Gjilanit.
“Besojmë dhe shpresojmë se ky katër vit i ardhshëm i punës tonë në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve, të cilët ne si subjekte i përfaqësojmë dhe me punën tonë të përbashkët do të vendosim për më të mirën e qytetit tonë, për më të mirën e komuniteteve në përgjithësi”, ka thënë Sadiku, thuhet në njoftimin e komunës.
Përndryshe, në fillim të kësaj seance, betimin e kanë dhënë tre anëtarë të Kuvendit, Sami Ahmeti e Rijad Elezi (LDK) si dhe Sreten Trajkoviq (LS), të cilët kanë munguar në seancën e parë, ose janë zëvendësuar ndërkohë.
Seancën e sotme, të dytën me radhë, e ka thirrur dhe udhëhequr deri në zgjedhjen e kryesuesit, anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi.
Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike.
LVV dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje./arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...