Google ADS

Barcelona konfirmon lëndimet e Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong

13:23 | 6 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona ka konfirmuar lëndimet e Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong.

Dyshja u lënduan gjatë fitores së Barçës në Copa del Rey ndaj Linares të mërkurën në mbrëmje.

Por, fitorja erdhi me një çmim me ekipin e parë të rregullt të vendosur tashmë për një peridhë mënjanë.

Araujo ka lënduar kyçin e dorës dhe do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për një thyerje metarkapale (term mjekësor për dorën).

Edhe pse nuk ka një afat kohor për rikuperimin e tij, qendërmbrojtësi ka të ngjarë të mungojë për të paktën një muaj.

De Jong ndërkohë ka një tendosje muskujsh dhe do të vlerësohet më tej nga stafi mjekësor i klubit në ditët në vijim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme