Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës kanë mbërritur rreth orës 11:15 këtë te enjte në selinë e PD-së për të dytën ditë me radhë.
Edhe sot, sikurse të mërkurën, mungon lideri historik i PD-së, Sali Berisha.
“Sot nga ora 11.00-12.00 do te kete vizita tek Selia”, thuhet në njoftimin e Grupit për Rithemelimin e PD.
Kujtojmë që një ditë më parë, deputetët anëtarë të Grupit të Rithemelimit shkuan në selinë e PD dhe tentuan të futen brenda, por nuk mundën pasi dyert nuk hapeshin.
Sipas Nokës, deputetët do të diskutonin për axhendën që do ketë grupi parlamentar për vitin 2022.
Deputeti Flamur Noka në një reagim për mediat akuzoi kryedemokratin se e ka kthyer selinë në një “alkatraz”, ose “burg të sigurisë së lartë”.
Ndërkohë që sot në ambientet e jashtme të PD janë vendosur dy banera të mëdha me shkrimet “Partia Demokratike e Shqipërisë” dhe “Zgjedhim të Ardhmen”.
Më datën 8 janar, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbahet një protestë kombëtare në orën 12:00 jashtë selisë së PD. /panorama
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...