Ushtria e Zvicrës për arsye sigurie ka ndaluar aplikacionet e mesazheve të përdorura gjerësisht në botë si WhatsApp dhe Telegram.
Sipas lajmit të gazetës Tages Anzeiger, duke mos gjetur aplikacionet si WhatsApp, Signal dhe Telegram të sigurta sipas ligjit CLOUD, i cili lejon SHBA-në të ketë qasje në të dhënat personale në internet, ka udhëzuar personelin e ushtrisë që të përdorë aplikacionin vendas të mesazheve Threema.
“Për arsye se kompania që ka zhvilluar aplikacionin është me seli në Zvicër, nuk punon lidhur me ligjin CLOUD si kompanitë amerikane”, tha zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist.
Reist vuri në dukje se përdorimi i radios dhe mjeteve të tjera të komunikimit në ushtri do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht vendimit të marrë.
Aplikacioni WhatsApp i kompanisë me seli në SHBA, Meta, që më parë ka shërbyer nën Facebook, në Zvicër përdoret nga 80 për qind të shtetasve të moshës 16-64.
Nga ana tjetër Threema e zhvilluar në vitin 2012 dhe që do të përdoret nga personeli i ushtrisë, në mbarë botën ka mbi 10 milionë përdorues.
WhatsApp, i cili i nënshtrohet ligjit CLOUD si shumë aplikacione të tjera të njohura të mesazheve, është i diskutueshëm për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.
Ligji CLOUD që hyrë në fuqi në vitin 2018 në SHBA, parashikon që të dhënat personale të përdoruesve të internetit në mbarë botën në aplikacionet si WhatsApp, Facebook dhe Instagram të mund të aksesohen kur të gjykohet se është e nevojshme.
Në aplikacione të tilla celulare, të dhënat personale rezervohen në disqe memorie të quajtura “cloud”. /AA/
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit