Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe dhënie të ryshfetit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se me urdhër të saj janë duke u bastisur dhjetë lokacione në qytete të ndryshme, përfshirë edhe Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shkruan arbresh.info.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, njofton prokuroria.
Deri me tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit./arbresh.info/
LEXO EDHE
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...