Foshnjat e lindura gjatë kohës së pandemisë po shfaqin vonesa të lehtra në aftësi motorike dhe sociale në krahasim me ato të lidura pak kohë para pandemisë.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kolumbisë dhe i botuar në Jama Pediatrics, ka hulumtuar nënat e infektuara me Covid dhe që nuk janë prekur nga Covid gjatë shtatzënisë, transmeton portal arbresh.info
Vonesat i befasuan studiuesit, të cilët menduan se statusi i një nëne COVID-19, do të kishte më shumë efekt në zhvillimin e fëmijës pasi llojet e tjera të infeksioneve janë të lidhura me deficitet neuro-zhvillimore.
Megjithatë, studiuesit kanë theksuar se niveli i rritur i stresit gjatë pandemisë mund të ndihmojë në shpjegimin e vonesave, të cilat u shfaqën si zhvendosje të vogla në mesatare, jo norma më të larta të përgjithshme, në disa rezultate zhvillimi, tha Dr.Dani Dumitru, autor kryesor i studimit.
“Ne duam që prindërit të dinë se gjetjet në studimin tonë të vogël nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se kjo gjeneratë do të shfaqë probleme shëndetësore më vonë”, shtoi ai. “Është ende shumë herët që të vijmë në një përfundim të tillë”.
Për të kryer studimin, studiuesit shikuan pyetësorët nga prindërit e 255 foshnjave të lindura në dy spitale të qytetit të Nju Jorkut midis marsit dhe dhjetorit 2020.
Studiuesit gjetën rezultate mesatare më të ulëta në aftësitë motorike bruto dhe të imëta, si dhe aftësitë sociale, krahasuar me 62 fëmijë 6-muajsh të lindur në të njëjtat spitale para pandemisë.
Aftësitë e komunikimit te foshnjat e lindura gjatë pandemisë ishin pak më të larta, një tjetër surprizë duke pasur parasysh ndërveprimet e tyre të mundshme me të rriturit e maskuar.
Roseann Capanna-Hodge, një këshilltare e licencuar profesionale e specializuar në shëndetin mendor të fëmijëve, tha për Insider se gjetjet nënvizojnë efektin e stresit të nënës në zhvillimin e fëmijës. Në vend që të ndihen të mbingarkuar, ajo u rekomandon nënave dhe shtatzënave të shtojnë teknika të thjeshta jetese për reduktimin e stresit, si 10 minuta frymëmarrje në ditë.
Sa i përket fëmijëve, mos harroni se ata mësojnë përmes lojës, ka thënë më parë Capanna-Hodge.
Sipas saj, gjatë lojës fëmija mëson zgjidhjen e problemeve, aftësitë sociale dhe përforcon vëmendjen./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë