Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Llaushë të Skenderajt, e cila ka tronditur gjithë Kosovën.
I dyshuari që ka kryer këtë krim është bashkëshorti i gruas së vrarë, shkruan arbresh.info.
Sipas policisë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar arma e krimit.
Ngjarja rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së djeshme (e mërkurë).
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishek me të cilën armë dyshohet se kishte kryer veprën”, njofton policia.
I dyshuari sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...