Prishtinasit i konfiskohen lënde narkotike, lirohet me procedurë të rregullt

09:11 | 6 Janar 2022
V. S.

Policia e Kosovës ka gjetur rreth 1.7 gram lënde narkotike e llojit marihuanë tekë një mashkull në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari më vendim të prokurorit është liruar më procedurë të rregullt.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 05.01.2022, 17:00. Njësitë policore gjatë pikës së kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit të tij është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë rreth 1.7 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme